Arrestohen 5 persona lidhur me rastin e vrasjes në Viti

Prokuroria Themelore në Gjilan në një përgjigje dërguar Periskopit ka dhënë detaje nga rasti i vrasjes së një personi për çështje pronësore në fshatin Sodovinë të Vitisë. Ai u rrah për vdekje nga kushërinjtë e tij. Nga ky rast, janë arrestuar 5 persona.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 2 maj 2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sodovinë e Qerkezve, komuna Viti, si pasojë e një rrahje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta, një person është privuar nga jeta, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.Për këtë rast, janë arrestuar 5 (pesë) persona, të dyshuarit B.I. dhe F.I., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje’’, ndërsa të dyshuarit I.I., I.I. dhe S.I., për shkak të veprës penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku për të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet nga Prokuroria.

Tutje Prokuroria tregon arsyen e vrasjes.

“Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të ndërmerrë të gjitha veprimet e tjera hetimore”.