“Pa koment”,-Haradinaj publikon pamje të një librarie në Pejë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka postuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen dhjetëra njerëz në pritje për të blerë libra për fëmijët e tyre.

Këto pamje ai i ka vlerësuar si pa koment.

Në anën tjetër, tollovitë në librari të ndryshme në Kosovë janë krijuar për shkak se këtë vit, prindërit janë subvencionuar nga ana e ministrisë së arsimit për t’i blerë vet librat, për dallim nga herat e kaluara, ku shpërndaheshin nga ana e shkollave.