Arrestohen dy persona, vozitën në gjendje të dehur dhe sulmuan një polic

Janë arrestuar dy persona në Vushtrri të cilët në gjendje të dehur kanë vozitur automjetin me të cilët kishin shkaktuar aksident trafiku me një veturë private ku për pasojë kanë goditur edhe veturën e Policisë.

“Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, tranmeton Fokusi.info.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.