Arrestohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar mbrëmë dy shtetas nga Kosova, pasi që në veturën e tyre janë gjetur cigare të llojllojshme.

“Mbrëmë pas mesnate, në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, pjesëtarë të policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria shtetasit e Kosovës I.C. (28) dhe A.L. (36), për arsye se në veturën e tyre ‘Volkswagen Golf’ me targa të Kosovës, janë gjetur dhe konfiskuar 55 kuti (550 pako) cigare të llojllojshme dhe 1000 shkrepsa.

Dy shtetasit e Kosovës, janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe merren masat për zbardhjen e plotë të rastit, ” thuhet në njoftimin e policisë së Tetovës.