Arrestohen gjashtë persona për dhunë në familje dhe pastaj për pengim të policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur së janë arrestuar gjashtë të dyshuar, dy prej tyre të mitur, fillimisht për sulm fizik në familje a pastaj për pengim në kryerje të detyrës zyrtare.

“Personat e dyshuar nuk iu kanë bindur urdhrave dhe kërkesës së zyrtarëve policorë që të shkonin në stacion policor, por e kanë tensionuar situatën dhe penguar zyrtarët policorë ta kryenin detyrën”, thuhet tutje në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 23:00 të së premtes.