Arrestohen pasi keqtrajtonin qentë në një garë mes tyre

Dje në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë janë arrestuar dy persona pasi keqtrajtuan qentë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe Sh/Shqiptar pasi të njëjtit kanë zhvilluar garë me qenë duke i keqtrajtuar ata. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.