Çmimet e derivateve në Kosovë po bien, Berjani lut bizneset mos të bëjnë keqpërdorime

Çmimet e derivateve në Kosovë janë në trend të rënies. Kështu ka thënë për Indeksonline kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai ka bërë thirrje që tregtarët mos të rrisin çmimin në kurriz të të tjerëve.

“Një lajm i mirë për qytetarët tanë dhe për globin është se çmimet e derivateve kanë ra dhe janë duke ra akoma. Derivatet kanë rënë në Berz dhe kjo po reflekton edhe tek ne. I lus tregtarët që mos të rrisin çmimin në kurriz të të tjerëve. Nuk ka arsye për të mbajtur këto çmime, andaj duhet të ulen” ka thënë Berjani për Indeksonline.