Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohet se kontrabanduan duhan

Tre persona janë arrestuar nga policia mbrëmë për kontrabandim të duhanit, në Gjakovë.

Policia njofton se dy nga të dyshuarit ishin shtetas të Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës.

“Janë arrestuar tre meshkuj shqiptar, dy shtetas të R. Shqipërisë dhe një shtetas i R. Kosovës, pasi që gjatë kontrollimit të automjetit (kombi) janë gjetur dhe konfiskuar rreth 1000 kg duhan i pa përpunuar, i cili mall dyshohet që është i kontrabanduar”

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.