Arrestohen tre persona në Prishtinë, u zunë duke luajtur lojëra të fatit

Tre persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi të njëjtit u hasën duke luajtur lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer dhe dy televizor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.