Arrestohen tre persona për falsifikim të dokumentave

Tre persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’.

Gjatë kontrollit të njëjtit janë gjetur dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara dhe po ashtu njëri nga të dyshuarit, ka rezultuar të jetë i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.