Lajm i mirë nga Kamenica: Shërohen tre persona nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati ka njoftuar se tre persona të komunës së Kamenicës janë shëruar nga koronavirusi.

Kastrati ka thënë se këta tre qytetarë janë ritestuar dhe të njëjti kanë rezultuar negativ.

“Tre persona të komunës sonë shërohen plotësisht nga virusi SARS-CoV-2. Nga raportet e Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, këta tre qytetarë nga Komuna e Kamenicës janë ritestuar dhe të njëjtit kanë rezultuar negativ”, ka shkruar Kastrati.