Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot janë arrestuar tre persona të dyshuar, për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur më 31 tetor 2020, ku personat e dyshuar, kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima ( femër) një çantë dore, ku kishte një shumë të parave, dy telefona, si dhe dokumentet personale etj.

Organizimi i mirë i punës së hetuesve policor të Podujevës, ka mundësuar arrestimin e tre personave të dyshuar, që të tre të moshës 17-vjeç.

Pas intervistimit personat e dyshuar me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë që bazuar në të gjeturat e deritanishme nga hetuesit policor, dyshohet se personat e njëjtë janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.