Arrestohet 22-vjeçari shkaktar i aksidentit ku vdiqën katër anëtar të së njëjtës familjeje

Policia ka vënë në pranga shtetasin I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 anëtarë të një familjeje në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Sipas policisë, dyshohet se 22-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve./a2news