Gjoshi: Kryeministër, dil dhe trego për 2 Majin edhe se kush po ta shkruan Zajednicën

Drejtuesi i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të tregojë se më 2 maj kush po ia shkruan “Zajednicën”.

Në postimin e tij, Gjoshi ka shkruar se “të gjithë po e dijnë dhe po e tregojnë se çka do të ndodhë me 2 maj, por vetëm Albin Kurti po mundohet ta mbajë fshehtë”.

Gjoshi ka shkruar: “Me 2 Maj, Albin Kurti po e jetëson Zajednicën!” dhe Gjsohi ka kërkuar nga Kurti: “Kryeministër, dil dhe trego për 2 Majin edhe se kush po ta shkruan Zajednicën”.