Kelmendi për Elvis Hoxhën: Kurti duhet ta shkarkojë qysh sonte fashistin që ofendon qytetarët njëjtë si Serbia

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pasi që Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, tentoi ta njolloste kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, duke shpifur se ka qenë anëtar i një partie serbe.

Më pas Hoxha kërkoi falje, duke u arsyetuar se ishte informuar gabimisht, megjithatë ai në njërin nga postimet në Facebook, kosovarëve u ishte drejtuar me “kosovaristë”.

Për këtë, Kelmendi ka kërkuar nga Kurti që ta shkarkojë qysh sonte Hoxhën, të cilin e quajti edhe fashist.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë.

Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari.

Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga.

Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo!

Idiotësi!

Kryeministri duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë si Serbia qysh sonte!