Arrestohet deçanasi, ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës së tij

Është arrestuar një person në Deçan, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se pas intervistimit është dërguar në spitalin rajonal në Pejë te neuropsikiatri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes . I dyshuari pas intervistimit është dërguar në spitalin rajonal në Pejë te neuropsikiatri”, thuhet në raport.

Tutje, aty bëhet e ditur se i dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.