Arrestohet djali që e mbyti babanë e tij në Fushë Kosovë

Është arrestuar personi i cili dyshohet se ka vrarë babanë e tij me sëpatë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“ Më datën 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.