Arrestohet i dyshuari për grabitjen në institucionin mikrofinanciar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, me inicialet D.G nën dyshimin për grabitjen e armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren.

“Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur”, thuhet në njoftim.

“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:

-para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”.