Haradinaj: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Sylë Zhitisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka marrë lajmin për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit Afrim Zhitia.

“Familja Zhitia, e njohur për atdhedashuri, ka qëndruar çdoherë e paluhatur në parimet shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të kombit tonë”.

“Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.