Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së

Është arrestuar i dyshuari për vjedhjen në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, në Prizren.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ai tha se i dyshuari ka pranuar fajësinë, dhe pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit.

Bytyçi mes tjerash tha se një pjesë e gjërave të vjedhura janë gjetur, duke përfshirë dokumente personale, dhe një pjesë po kërkohen, përfshirë edhe armën zyrtare.

I pyetur nëse kanë informacion se i dyshuari e dinte se shtëpia që kishte cak për vjedhje është e një zyrtari të AKI-së, ai nuk pati informata për këtë.