Arrestohet ish-zv/ministri Zafir Berisha, dyshohet se pengoi policët në kryerjen e detyrës zyrtare në Prizren

Zafir Berisha, ish-zëvendës ministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 nën dyshimet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas burimeve në Prokurori, Berisha tashmë është në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të intervistohet nga hetuesit rajonalë.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.