Arrestohet kosovari në Durrës, tentoi të kalonte kufirin me dokumente false

Një i ri nga Kosova është arrestuar në Shqipëri për kalim ilegal të kufirit.

25 vjeçari me inicialet A. S. është kapur në Portin e Durrësit.

Sipas autoriteteve policore shqiptare, ai kishte tentuar ta kalonte kufirin me dokumente bullgare, të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkohë specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 53 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me një dorezë përforcuese grushti metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shtetasin A. D./Gazeta Sinjali/