Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një vajzë

Mbrëmjen e sotme një plagosje ka ndodhur në qytetin e Shkodrës.

Raportohet se një vajzë është dërguar e plagosur në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.

Liljana Jeremia rreth 30- vjeçe është qëlluar në këmbë dhe ka humbur shumë gjak.

Mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat ndërsa policia ka nisur hetimet.

Por paraprakisht dyshohet se ajo ka qenë kalimtare.