Arrestohet një 53-vjeçar në Gjilan, dyshohet se ngacmoi një të mitur

Një burrë i moshës 53-vjeçare është arrestuar në Gjilan.

Ai dyshohet se e ka ngacmuar një të mitur.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Gentiana Fejzullahu, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Fejzullahu tha se ndaj tij është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.