Borrell në takim me Vuçiqin, kërkon kompromise për të shtensionuar krizën në Veri

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka njoftuar për takimin që është duke zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se pritet që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte. Takimi me Presidentin e Serbisë ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twiter.

Borrell më herët njoftoi edhe për takimin me Kurtin.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe për rrugën përpara. Takimi me kryeministrin Albin Kurti ka filluar”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Gjatë ditës, zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, në një konferenë për media nuk u përgjigj nëse do të ketë takime edhe trilaterale mes kryeministrit Kurtit, presidentit serb Vuçiq dhe ndërmjetësve.