Arrestohet një person, i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Të premten është arrestuar R.D., i dyshuar veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet R.D., i dyshuar se kishte kryer veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të luftës në shkelje të rëndë” të Konventës së Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventës së Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit.