Klinaku: Takimi i nesërm i liderëve të partive, duhet ta ketë kryetemë platformën për bisedime me Serbinë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku thotë se nesër në takimin e liderëve të partive politike duhet që të jetë kryetemë krijimi i platfofmës për bisedime me Serbinë, shkruan Fokusi.info.

Përmes një statusi në rrjetin social në Instagram, Klinaku ka thënë se në atë platformë duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

Klinaku këtë postim e ka bërë në rrjetin social në Instagram, për shkak se kohëve të fundit i është bllokuar Facebook’u. /Fokusi.info/