Arrestohet një person në Drenas, sulmoi tre policë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, viktimat meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.