Arrestohet një person në Gjakovë pasi dyshohet se keqpërdori fëmijë për pornografi

Një burrë është arrestuar në Gjakovë pasi që dyshohet se ka keqpërdorur fëmijët për pornografi.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

‘Gjakovë 14.12.2022-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shpërndarë, ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë .