Arrestohet një person për vjedhje në Mitrovicë

Në orët e mesditës së sotme polica në Mitrovicën e Jugut, ka realizuar ekzekutimin e një urdhërese të lëshuara nga gjykata.

Mbi bazën e urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari G. S., 32 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën, për veprën penale ,,Vjedhje”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.