Sulm ndaj një të miture në Drenas, detyrohet të hyj me forcë në veturë

Një vajzë e mitur është sulmuar nga një person i panjohur, i cili e detyrë viktimën me forcë që të hyj në veturën e tij.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se kjo ngjarje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas.

I dyshuari i panjohur me forcë ka futur në veturën e tij viktimën të cilën më pas e ka liruar pasi e njëjta ka kundërshtuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka cilësuar veprën.

Njoftimi i plotë:

‘Raportohet se një i dyshuar i panjohur me force ka futur ne veturën e tij viktimën femër K-Shqiptare e mitur, mirëpo pasi që e njëjta ka kundërshtuar, i dyshuari e ka liruar duke e kanosur. Lidhur me rastin është informuar prokurorit i cili ka cilësuar veprën’.