Arrestohet një tjetër “kokë” e grupit Bajri

Është ekstraduar nga Holanda një anëtar i rrezikshëm i grupit “Bajri”.

Sipas policisë në kuadër të bashkëpunimit Interpol Tirana ekstradoi nga Holanda 39 vjeçarin nga Shkodra.

Nga Specialistët e Zyrës Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Holandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar: Behar Bajri alias B. R. 39 vjeç, lindur  në Shkodër.

“Shtetasi B. B.,  ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal”, njofton policia.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi B. B.,  alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale .

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Hagë/Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.