Zbulohet data kur do të këndojë Jonida Maliqi në Eurovision

Ka kohë që është bërë e ditur se Jonida Maliqi, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, Eurovizion.

Teksa përgatitjet kanë nisur prej kohësh, tashmë mësohet edhe se kur do të këndojë këngëtarja shqiptare, njofton Klan Kosova.

Ka qenë Jonida, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory ka shkruar se do të këndojë më 16 maj.

Ajo renditet e katërmbëdhjeta, dhe do të ngjisë në skenë këngën “Ktheju tokës”, dedikuar emigrimit.

Këtë vit festivali Eurosong do të mbahet në Izrael.