Njohësi i ekonomisë: Më mirë të ketë ulje të çmimit të naftës se aktivitete institucionale

Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu, çmimin tavan të naftës të përcaktuar nga Qeveria, po e vlerëson si një praktikë të kaluar.

Sipas tij, ka ardhur koha që të mendohet për një ekonomi të mirë të vendit dhe të ketë ulje të çmimit të naftës.

“Po flitet se ka rezultate pozitive sa i përket tavanit të çmimit të naftës ku duhet të kuptohet që njëra anë nuk kemi pasur një ngrirje të çmimit. Në këtë drejtim ulja e çmimit është shumë më tepër si masë lëvizëse sesa një aktivitet apo masë institucionale dhe besoj që këto format e tavaneve duhet ti takojnë të kaluarës është koha kur të ketë dialog dhe kur të gjithë të mendojnë për ekonominë por një ulje e çmimit të naftës është më mirë se sa aktivitete institucionale”, u shpreh Gërxhaliu për Front Online.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar një udhëzim administrativ me të cilin përcaktohej çmimi maksimal i lejuar për derivatet e naftës.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari kishte deklaruar se ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore.