Arrestohet Ridvan Muharremi, pronar i “Bukë e Zemër”

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e Ridvan Muharremit, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër” në Prishtinë.

Aksion të policisë ka pasur edhe në hapësirat e MINT, me ç’rast janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie, raporton Klan Kosova.