Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull nëpër disa lugina, kurse gjatë ditës pritet mot stabil. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 10 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i qëndrueshëm dhe pak më i nxehtë se sot. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore diellore.

Ditëve të ardhshme priten ngritje të lehta të temperaturave, ndërsa të premten ose të shtunën në Kosovë mund të ketë shtim të vranësirave dhe reshje kalimtare, afatshkurtra, lokale shiu./Meteoballkan