Arrestohet se postoi në “Merr Jep” – “Shes votën”

Një person në Obiliq ka postuar një shkrim në “Merrjep” ku ka deklaruar se shet votën, transmeton Fokusi.info.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ka arrestuar personin i cili ka deklaruar se e shet votën.

Me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale facebook në platformën (merr jep) ka postuar një shkrim me përmbajtjen -shes vota. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.