Arrestohet shoferi që goditi dy këmbësorë në Veternik, njëri prej të cilëve vdiq

Një grua humbi jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një veturë në Veternik.

Nga Policia e Kosovës u theksua se si pasojë e lëndimeve të rënda, gruaja në fjalë ka ndërruar jetë.

Kurse sot është bërë e ditur se personi i cili drejtonte veturën dhe shkaktoi aksidentin në fjalë është arrestuar, transmeton lajmi.net.

“Veterrnik, Prishtinë, 21.11.2021 – 17:25. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar , pasi që ka goditur dy këmbësorë, një mashkull dhe një femër, të dytë kosovarë. Si pasoj, lëndime kanë pësuar dy viktimat, ku viktima femër ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.”.