Arrestohet shqiptari pas 19 vitesh, vrau një shtetas italian

Pas 19 vitesh në kërkim Policia Italiane ka mundur të arrestojë shqiptarin killer, i fshehur në një qytezë në jug të Italisë me dokumente të falsifikuara.

Autoritetet italiane kanë arrestuar në komunën Cotronei në rajonin e Kalabrisë shqiptarin Dritan Ternova. 19 vite më parë  ai së bashku me një shqiptar tjetër kanë ekzekutuar italianin Massimo Schiaca i datëlindjes 1971.

Vrasja ka ndodhur në Romë më 5 dhjetor 2001 ku italiani është ekzekutuar me një armë zjarri nga dy shqiptarët në bordin e një automjeti në lëvizje.

Njëri prej shqiptarëve u arrestua pak ditë pas vrasjes më 19 dhjetor të 2001. Ndërsa Dritan Ternova u shpall në kërkim. Dritan Ternova sot 39 vjeç është dënuar nga Gjykata Italiane me 16 vjet heqje lirie si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit italian.

Dritan Ternova thirrej me emrin Luciano e aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane zbardhi se ai strehohej në qytezën e Cotronei ku ishte stabilizuar të punonte me dokumente te falsifikuara.

Dritan Ternova është vënë në pranga dhe ndodhet në burgun e Crotones në Kalabri.

/Ora News.tv/