Arsenal në krizë, dështoi përsëri në shtëpi (Video)

Arsenal ka lëshuar pikë edhe në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë, ku luajti me skuadrën Wolverhampton.

Arsenal luajti baraz 1 – 1, kundër skuadrës së Wolverhampton.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Pierre Emerick Aubameyang, kur po luhej minuta e 21-të e takimit.

Epërsia e londinezëve u shkri në minutën e 76-të, kur Raul Jimenez barazoi rezultatin 1 – 1.

Goli i Jimenez doli të ishte ai që vulosi fatin e këtij takimi, për të bërë që të dy skuadrat të marrin nga një pikë.

Arsenal tashmë numëron 17 pikë për pozitën e pestë, kurse Wolves ka 13 pikë për pozitën 12.

https://streamable.com/989w0