Arsenal ofron 80 milionë euro për këtë sulmues

Sipas francezes “Telefoot”, gjatë pasdites së shtunë, Arsenali ka bërë një ofertë 80 milionë euro për Nicolas Pepe.

Ai është një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos verore teksa edhe Inter apo PSG
kanë shfaqur interes për të.

Arsenal thuhet t’i ketë dërguar një ofertë 80 milionë euro ekipit francez Lille për Pepe.

Drejtuesit e klubit londinez duan të mos harxhojnë kohë për të marrë shërbimet e
sulmuesit për shkak të interesit të madh që ka për të.

Lojtari pritet të marrë vendimin e tij për të ardhmen gjatë ditëve të ardhshme, por
prioriteti i tij mbetet Parisi.