Arsenali e deklason Sevillën

Arsenali ka dhuruar spektakël në ndeshjen ndaj Sevillës, në kuadër të “Emirates Cup”, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6 – 0, shkruan Fokusi.info.

Gabriel Jesus realizoi tregolësh, dy të tjera Bukayo Saka, ndërsa rrjetën një herë e tundi edhe Eddie Nketiah.

E gjithë përballja u dominua nga londinezët të cilët krijuan shumë raste dhe njëkohësisht nuk i lanë fare hapësira mysafirëve.

Kjo paraqitje jep shumë shpresë për një sezon pozitiv në Premier League.