Arsenali fiton derbin kundër Chelseat

Arsenali e ka fituar derbin londinez ndaj Chelseat.

“Topçinjtë” triumfuan 2:4 në stadiumin “Stamford Bridge” në takimin e vlefshëm për javën e 25-të.

Pjesa e parë ishte spektakolare nga dyja skuadrat. Gjithsej katër gola u realizuan në fraksionin e parë.

Eddie Nketiah hapi llogarinë në minutën e 13-të, për ta barazuar katër minuta më vonë gjermani, Timo Werner.

Arsenalit avantazhin ia riktheu talenti anglez, Smith Rowe në minutën e 27-të, por atë e “shkriu” kapiteni, Cesar Azpilicueta që barazoi në minutën e 32-të.

Për golin e tretë të Arsenalit u desh të pritej minuta e 57-të kur Nketiah regjistroi golin e dytë personal

Krejt në fund të takimit, gjegjësisht në minutën e dytë shtesë, Saka realizoi nga penalltia për epilogun përfundimtar.

Vlen të përmendet se futbollisti shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta te mysafirët.

Me këtë fitore, Arsenali ndodhet në vendin e pestë me 57 pikë, aq sa ka edhe Tottenham një pozitë më lartë.

Chelsea pas disfatës vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 62 pikë.