Argjentina kualifikohet në gjysmëfinale

Argjentina ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”, pasi e ka mposhtur Holandën pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Demokracia.com.

As koha e rregullt e as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk kanë sjellë fitues në ndeshjen superdramatike ndërmjet Argjentinës e Holandës e zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës.

Ndeshja pas 90 minutave përfundojë me rezultat të barabartë 2:2, ndërsa në vazhdime nuk pati gola çka u desh penalltitë të përcaktojnë fituesin.

Argjentina ishte më me fat dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale atje ku e pret Kroacia.