Gjiganti evropian ofron 20 milionë për Hysajn, Napoli e refuzon

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj është lojtari më i përfolur aktualisht në Itali.

Sipas ‘Tuttosport’, blerja e Di Lorenzo nga Napoli hap shitjen e Elseid Hysaj, për të cilën një ofertë me shkrim prej 20 milionë eurosh ka ardhur tashmë nga Atletico Madrid.

Por, duket se kjo ofertë megjithatë është hedhur poshtë, sepse Napoli kërkon 40 milionë. Një tjetër skuadër tjetër që ka shprehur interesim për të është edhe Tottenham.