Arsenali fiton ndeshjen e parë, në turneun në Amerikë (video)

Arsenali e ka nisur si duhet turneun në Amerikë, pasi ka mposhtur me rezultatin 3-0 Colorado Rapids.

Ish-ekipi i Shkëlzen Gashit nuk arriti të përballonte londinezët që tuan me shumë lehtësi. Djemtë e trajnerit Unay Emery e dominuan krejtësisht ndeshjen dhe nuk e vunë në diskutim asnjëherë rezultatin.

Golat e takimit u shënuan nga afrimi më i fundit Dominic Thompson. 18-vjeçari debutoi me gol me fanellën e “Topçinjëve”.

Ai impresionoi të pranishmit dhe Arsenal-i duket se ka bërë një blerje të zgjuar për vetëm 6.5 milionë euro. Anglezët e morën nga brazilianit e Ituano FC.

Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Bukayo Saka dhe James Olayinka në pjesën e parë.

Arsenal “baby” bindi në sdën e parë, ndërsa vazhdon harresa për Mesut Ozil. Gjermani u fut në fushën e lojës vetëm për 12 minuta në fund të takimit.