Protestojnë biznesmenët, momente edhe nga përleshja me rojen e MTI-së (video)

Disa biznesmenë janë ankuar se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk u ka dhënë leje për transportim të mallrave në Bullgari.

Sipas tyre, ministria ia ka dhënë mbi 500 leje një kompanie të vetme. E për këtë çështje në shenjë pakënaqësie ata edhe dolën në protestë.

Mirëpo, zyrtarët e këtij dikasteri i thanë Klan Kosovës se nuk i kanë parë protestuesit, për shkak se ata kanë qëndruar mbrapa ndërtesës, në parking, e jo para saj. Por, kanë mohuar që lejet ia kanë dhënë një biznesi të vetëm.

Ndërsa, gjatë kohës sa kanë qëndruar në parking, kanë pasur një zënkë me njërin nga rojtarët.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të dalin në rrugë edhe nesër.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=33&v=V8DqtHwaP60