Një nënë në Pejë i raporton në Polici disa nxënës që ia rrahën djalin në shkollë

Një nënë nga Peja ka raportuar dje në Polici se djali i saj është sulmuar fizikisht nga disa nxënës.

Siç ka raportuar ajo, sulmi ka ndodhur të enjten në oborrin e shkollës.

Djali ka marrë tretman mjekësor pas lëndimeve që i ishin shkaktuar.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/