Ministrja Haxhiu: Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ashtu edhe siç janë zotuar para se të vijnë në pushtet, adresimi i krimeve të luftës është prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti II, përcjell Fokusi.info.

Ajo tregon se departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.

Shkrimi i saj i plotë:

Ashtu siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë.

Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.

Këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

#shtetiisëdrejtës