Goditje me mjete të forta dhe mjete prerëse midis 3 familjeve, parandalohet konflikti

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Kukësit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie ndërmjet tre familjeve. Tre persona janë arrestuar për ngjarjen dhe një i katërt është shpallur në kërkim.

Policia ka marrë njoftim se në fshatin Zall-Lusen, kishte një konflikt mes 3 familjeve. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.